Updated/
Zona ku është ulur avioni i italianit Guido Andrea Guidi, 69 vjeç, është një fushë prej më shumë se 2 kilometrash e cila sipas gazetarëve që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ishte e bërë gati dhe e shtypur nga mjetet e rënda për ulje avionësh.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe prokurori i Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri. Ky i fundit mësohet se ka bërë të ditur se hetimet për këtë rast do të hetohet për “trafik droge me avion”.
Updated/ Një dëshmitar mohon Policinë
Një dëshmitar okular ka treguar për uljen e avionit në zonën e Ishmit në Durrësit. Dëshmitari, i cili kishte dalë për të peshkuar në lumin e Ishmit ka hedhur poshtë deklaratat e policisë në lidhje me orën e uljes së avionit, duke shprehur se avioni është ulur shumë më herët se orari që thotë policia.
“Pamë një avion të vogël, seç po kërkonte, sikur ai po bënte xhiro dhe po kërkonte që të ulej. Avioni është ulur pak larg nga lumi Ishëm ku ne ishim duke peshkuar.
Avioni dukej se kërkonte që të ulej me detyrim në atë zonën aty, sepse pak më larg ndodheshin fushat ku mund të ulesh shumë rehat pa problem.
Ajo është një zonë e izoluar, ku makinat nuk shkojnë me lehtësi. Avioni nuk erdhi tek kodrat, por erdhi në fushat te këneta. Në anë të Kepit të Rodonit ka njerëz, ndërsa zona ku është ulur avioni nuk ka njerëz”, ka thënë dëshmitari në një lidhje për TV News24.
Updated/ Identifikohet piloti italian. Policia njofton:
Rreth orës 08:45, Policia e Durrësit ka marrë një njoftim se në fshatin Gotull, njësia Administrative Ishëm, është parë të ulet një avion i përmasave të vogla.
Menjëherë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku është konstatuar, i dëmtuar gjatë uljes, një avion i përmasave të vogla, ndërsa piloti nuk kishte pësuar lëndime gjatë uljes.
Piloti i avionit është një shtetas italin, Guido Andrea Guidi, 69 vjeç. Në shpjegimet e para që jep ky shtetas thotë se është ngritur nga Bari dhe ka dashur të bëjë një udhëtim me destinacion veriun e Italisë.
Për shkak të kohës së bukur ka vendosur të kryejë një fluturim mbi det. Në lartësinë 4 000-5 000 këmbë ky shtetas deklaron se i ka dhënë defekt avioni. Ka parë nga lartësia një tokë arë të punuar, të cilën e ka konsideruar vendin më të përshtatshëm për t’u ulur.
Është përpjekur të ulet dhe gjatë uljes avioni ka pësuar dëmtime. Piloti po dërgohet në Spitalin Rajonal Durrës për një kontroll mjekësor, megjithëse nuk ka pësuar dëmtime.
Është njoftuar Prokurori i gatshëm. Gjatë kontrollit në brendësi të avionit nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm.
(Updated)
Konfirmohet ulja e një avioni të vogël në zonën e Ishmit, në Durrës.
Lajmi u dha fillimisht nga deputeti Flamur Noka në parlament. Sipas tij, avioni ishte i ngarkuar me hashash.
Deri më tani është konfirmuar se piloti i avionit është një shtetas Italian. Ai është shoqëruar në polici, ku po merret në pyetje në lidhje me arsyet e vizitës në Shqipëri.
Nuk dihet nëse në avion është gjetur realisht drogë, por mësohet se piloti ka deklaruar se kishte pasur një defekt dhe është detyruar të ulet.
Lajmi:
Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka deklaruar në sallën e Kuvendit se në Durrës sapo ka është rrëzuar një avion i mbushur me hashash.
Deputeti demokrat është shprehur në Kuvend se “një tjetër mushkonjë me drogë ka rënë në Durrës”.
/Ky është avioni i rrëzuar në Ishëm: