Janë raportuar disa të shtëna me armë jashtë Selisë së parlamentit dhe Pallatit të Westminster.

Politikanë dhe gazetarë kanë postuar në Twitter rreth asaj që kanë dëgjuar me zhurmë të madhe jashtë selisë së parlamentit.

Dëshmitarët, gjithashtu, thanë se kanë parë disa njerëz të plagosur. Gjithashtu dëshmitarët thonë se kanë parë një njeri me thikë në dorë brenda pallatit.

Një oficer policie tha për BBC se  një njeri është vrarë jashtë Portcullis House.

Agjencia reuters sapo publikoi një lajm të shkurtër se “ka disa të plagosur” në ngjarje.

UPDATED:

Të paktën disa njerëz janë plagosur mbi Urën  Westminster pasi një zhurmë e madhe u dëgjua jashtë parlamentit Britanik- sipas një fooreporteri të Reuters.

UPDATED:

Të paktën katër persona ishin shtrirë përtokë, disa të gjaksour shumë dhe të pa vetëdije mbi Urën Westminster, afër parlamentit Britanik- tregon fotoreporteri Britanik.

Një nga fotoreporterët ka parë një njeri të shtrirë nën rrotat e autobuzit.

Një azilant ishte qëlluar jashtë sallës së parlamentit nga polici i armatosur- tha lideri i Dhomës së Përfaqësuesve. Footoreporteri tha se disa njerëz janë plagosur në anë të urës.

Parliament

UPDATED: Theresa May është ‘OK’

Një oficer policie është rrahur në Dhomën e Parlamentit në qendër të Londrës, akt i cili po trajtohet nga policia si “terrorist”.

Lideri i Dhomës së Përfaqësuesve, David Lidington tha për anëtarët e Parlamentit se një “azilant i supozuar është qëlluar për vdekje nga polici i armatosur”.

Ka raportime se diku te pesë persona “janë vrarë” pranë Urës Westminster.

Anëtarë të parlamentit thanë se kanë dëgjuar tre ose katër të shtëna. Një burim nga Downing Street tha se kryeministre Theresa May është “OK”.

Kryeministre Theresa May është parë duke u ulur në makinën e saj ngjyrë argjendi Jaguar teksa dëgjoheshin zhurmat jashtë parlamentit rreth incidentit.

Stafit brenda Parlamentit i është thënë të qëndrojë brenda sallës ku kanë qëndruar edhe oficerët. Tom Peck, editor politik i gazetës “Independent”, shkroi në Twitter: “Kishte zhurmë të madhe. Gurgule. Por edhe zërat e të shtënave me armë. Policë të armatosur kudo!”.

/Veritas.com.al/