Elon Musk tha se Presidenti Donald Trump ra dakord që Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar duhet të “mbyllet”.
“Për sa i përket çështjeve të USAID-it, unë e diskutova atë me presidentin në detaje dhe ai ra dakord që ne duhet ta mbyllim atë”, tha Musk herët të hënën, shkruan CNN.
Musk tha se ai kontaktoi me Trump “disa herë” dhe presidenti konfirmoi se dëshiron të mbyllë agjencinë, e cila shpërndan miliarda ndihma humanitare dhe fonde zhvillimi çdo vit.
Të dielën në mbrëmje, kur iu kërkua koment për USAID-in, Trump u tha gazetarëve: “Është drejtuar nga një grup të çmendurish radikalë dhe ne po i nxjerrim ata jashtë dhe më pas do të marrim një vendim për të”.
Gjithashtu, në një postim të bërë ditën e djeshme në platformën “X”, Musk u shpreh se kjo organizatë është kriminale dhe ka ardhur koha që ajo të “vdesë”.
“USAID është një organizatë kriminale. Koha që ajo të vdesë”, theksoi ai.
Komente