Ka prova në rritje që tregojnë se ushqimi në pjatën tuaj mund të ndryshojë rritjen e kancerit dhe përhapjen e tij, thanë shkencëtarët e Cambridge.
Kërkimet në kafshë, të publikura në të përditshmen ‘Nature’, kanë treguar tumoret e gjirit të luftuara pa lëndë ushqyese dietetike asparagine.
Studimi, i kryer në ‘Cancer Research UK Cambridge Institute’ u zhvillua mbi minj me një formë agresive të kancerit.
Normalisht ata do të vdisnin brenda dy javësh nëse tumori do të përhapej në gjithë trupin.
Por kur miut iu dha një dietë e dobët me asparagine ose ilaçe që bllokon asparagine, atëherë u luftua përhapja e tumorit.
Është zbuluar se asparagus, si ushqim favorit, gjithashtu edhe shpendët, ushqimi i detit dhe ushqime të tjerë, bëjnë pjesë në këtë grup.
Në të ardhmen, shkencëtarët shpresojnë të arrijnë avantazh me kancerin duke zhvilluar trajtimin me ‘varësinë ndaj ushqimit’.
Asparagine është një ‘amino acid’ – një bllok i ndërtuar me proteina- dhe e merr emrin nga asparagus.
Baronesha Delyth Morgan, shefe ekzekutive në ‘Breast Cancer Noë’, tha se pacient nuk duhet të shkojnë në dieta drastike duke mbështetur këtë studim.
Ajo tha: “Ne nuk rekomandojmë pacientët që të përjashtojnë krejtësisht një grup ushqimesh në dietën e tyre, pa folur më parë me mjekun.
Veritas.com.al/