Gjykata e Posaçme dhe SPAK do të “blindohen” nga policia dhe ushtria ditën e zgjedhjeve parlamentare, më 25 prill.
Media ka transmetuar pamje ku shihet se përveç forcave të policisë, në GJKKO e SPAK kanë mbërritur edhe forca të ushtrisë, që do të mbajnë në ruajtje godinën të dielën.
Siç raportohet nga Balkanweb, policia dhe ushtria kanë shkuar sot te godina për koordinim, ndërsa në ruajtje të ushtrisë godina do të kalojë nga dita e shtunë.
VERITAS.COM.AL