Ka ndodhur si në një  ëndërr të fundit të BE për të pasur ushtri, që një ushtri e tërë e kompozuar nga Italia, Greqia, Portugalia dhe Franca, është vënë në ndjekje të një skafi të mbushur me marijuanë që vinte nga Shqipëria. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe deri sot në mëngjes.

Me gjithë “ushtrinë” e katër shteteve të BE, skafi me 1.5 tonë marijuanë në bord ka mundur të shpëtojë dhe të shkarkojë drogën në një  ‘oaz’ të qetë në Kalabri.

Vetëm pasi autorët e trafikut të drogës që do të tregtohej në Itali, kanë shkarkuan “mallin” dhe e kanë vënë në kamionë për ta shpërndarë, vetëm atëherë janë kapur.

Në fillim janë kapur 3 nga autorët dhe më vonë është bërë e mundur të kapen edhe 4 të tjerët. Tre nga trafikantët janë shqiptarë.

/Veritas.com.al/