Zyrtarët e Hamasit thanë se 70 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë në sulmet ajrore izraelite ndaj autokolonave që po largoheshin nga qyteti i Gazës.

Zyra e mediave e Hamasit tha se makinat u sulmuan ndërsa po shkonin në jug nga qyteti i Gazës. Nuk ka informacione se cili ishte objektivi i sulmeve ajrore, apo nëse militantë ishin mes pasagjerëve.

Ushtria urdhëroi banorët të evakuonin qytetin herët të premten përpara një pushtimi të ndërhyrje nga toka.

Ndërsa kryeministri i Izarelit, Benjamin Netanyahu në një fjalim drejtuar kombit të tij tha se kundërofensiva e Izraelit në Gaza është “vetëm fillimi”.

“Sot, të gjithë e dinë se ne po luftojmë për atdheun. Ne kurrë nuk do ta harrojmë sulmin e Hamasit. Ne do të godasim armiqtë tanë me një fuqi të paprecedentë ” tha ai, sipas Times of Israel.

“Ne do ta shkatërrojmë Hamasin dhe do të fitojmë, por do të duhet kohë”, shtoi ai gjatë fjalimit të tij.