Nga Katia Fache/

Në një raport të publikuar këtë të premte mbi gjendjen e popullsisë botërore në 2016, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (FKBP) vlerëson se duhen llogaritur vajzat e vogla 10 vjeçare për rritjen e botës së nesërme.

Mes kapitujve themelorë të raportit, dy ndër to prekin temat “fytyra e vajzave të vogla në botë” dhe “roli i vajzave 10 vjeçare”.

Në një mënyrë më të thelluar, raporti zbulon se ato janë e ardhmja dhe se ato kanë një rol madhor për të luajtur në evolucionin e botës së ardhme.

Objektiva planetare të fiksuara për 2030

Fjala është për objektiva për zhvillim të vazhdueshëm në fushën e shkollimit, të rritjes ekonomike, të mjedisit apo edhe të shëndetit. Këto objektiva planetare janë fiksuar për në 2030, kur këto vajza do të jenë 25 vjeçe dhe do të fillojnë të kenë një “mision” përcaktues.

Sipas raportit, sot në këto vende numri i fëmijëve të moshës dhjetë vjeç ka arritur në 125 milion, ndër të cilët 65 milion djem dhe 60 milion vajza.

FKBP përqendrohet tek vajzat sepse ato përfaqësojnë evolucionin e botës nga pikëpamja e barazisë, e aksesit në shkollë dhe në shërbimet shëndetësore, si edhe në mirëqenien dhe luftën kundër varfërisë, njofton drejtori i FKBP. Në këtë optikë, mënyra me të cilën FKBP i inkuadron këto vajza të moshës 10 vjeçare është përcaktuese sepse ato mishërojnë të ardhmen dhe atë çka urojmë të bëhet bota e së nesërmes.

Të ofrosh shkollim dhe një vend në shoqëri

89% të këtyre vajzave vijnë nga vende mesatarisht të përparuara dhe nga vende të varfëra. Qëllimi i këtij raporti është të ekspozojë problematikat me të cilat përballen këto vajza, por edhe sfidat të cilat duhet t’i kapërcejnë për t’u dëgjuar dhe për të kontribuuar në evolucionin e shoqërisë. Kështu, ato do të bëhen aktore të zhvillimit.

Objektivi kryesor i raportit është të fillojë të kthehet që tani nga këto vajza me qëllim që ato të shpalosen dhe të rriten në një mjedis të mirë duke u siguruar një formim të vlefshëm. Sipas autorëve të raportit:

Vajzat kanë më pak shanse se djemtë për të përfunduar shkollën dhe rrezikojnë më shumë të kryejnë martesa me detyrim, punë që fëmijë, mutilacione gjenitale dhe praktika të tjera shkatërruese.

Raporti saktëson se pikërisht në moshën dhjetë vjeçare mund të lëkundet gjithçka për to, se pikërisht në këtë moshë fillojnë martesat me detyrim dhe ndërpreja e shkollës. Që në moshën dhjetë vjeçare ato mund të nisin një jetë të detyruar të bëjnë fëmijë dhe t’i shërbejnë burrit. Në moshën dhjetë vjeç ato mund të bëhen mall që shitet e blihet.

Shndërrimi i vajzave të pambrojtura në gra të pavarura, aktore të botës dhe të rritjes

Të merresh me vajzat dhjetë vjeçare në vendet në zhvillim do të kontribuonte në garantimin e një shkollimi më të gjatë, një situate shëndetësore më të mirë, një niveli kulturor më të ngritur që do t’i çonte ato drejt mëvetësisë. Qëllimi kryesor është t’ia dalim që vajza që nesër do të bëhet grua të mos i nënshtrohet jetës së vet, por të vendosë për veprimet e veta.

E sigurisht që kjo iniciativë nuk është e parëndësishme: fuqizimi i shkollimit dhe inkuadrimit të vajzave në shoqëri synon të sigurojë sa më shumë gra aktive në popullsi. Kjo ka për qëllim të shtojë rritjen ekonomike në botë.

Raporti inkurajon në total 193 kryetarë shtetesh dhe qeverish të kthehen nga ato për të ndryshuar botën.

Atyre nuk u thuhet vetëm të intensifikojnë politikat në favor të të drejtave të njeriut, por u tregohet se ku duhet të investojnë për të patur prurje ekonomike dhe sociale.

/ Veritas.com.al/