Vaksina e kompanisë Pfizer është efektive 90%.

Kjo u njoftua nga presidenti i Pfizer, Albert Bourla. Ministri gjerman i Shëndetësisë menjëherë foli për rezultate inkurajuese.

Vaksina u zhvillua nga ‘American Big Pharma Pfizer’ së bashku me kompaninë gjermane të bioteknologjisë BioNTech.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

“Tregjet po reagojnë shumë mirë, vaksina është rrugës. Raportohet 90 përqind efektive. Sa lajm i madh”, shkruan presidenti Trump në Twitter.

Vaksina e parë kundër koronavirusit mund ta parandalojë infektimin në masën mbi 90 për qind, sipas një studimi paraprak.

VERITAS.COM.AL/