Vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve vijon në të gjithë vendin. Teksa ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të mësuesve dhe pedagogëve në Tiranë, së bashku me kryeministrin Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se deri tani janë vaksinuar 200 pedagogë të Universitetit të Tiranës dhe mbi 12 mijë arsimtarë janë vaksinuar.

Ministrja Manastirliu Sot tha se ka filluar vaksinimi i pedagogëve.

“Sot vaksinohen këtu në Universitetin e Tiranës 200 pedagogë. Në tërësi janë vaksinuar mbi 12 mijë arsimtarë ose 30% e mësuesve e kanë marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca. Kemi arritur në një mbi 48 mijë vaksinime, ndërkohë që procesi po vijon”, tha Manastirliu.

Ndërkohë kreu i qeverisë ka bërë me dije se ditën e sotme arrijnë shifrën 50 mijë të vaksinuar dhe në ditët në vijim do të rritet vijimësisht numri i vaksinimeve, falë edhe dozave plus që kem siguruar e do të sigurojmë në vazhdim.

Ministrja e Shëndetësisë tha se me dozat e ardhura dje të vaksinave Sputnik, do të vijojë vaksinimi i të moshuarve +80 vjeç, ndërkohë që në ditët në vijim pritet intensifikimi i procesit të vaksinimit.

Nga ana tjetër ministrja Manastriliu shtoi se në total kemi 90 mijë doza vaksinash, ndërkohë që shtoi se në ditët në vijim pritet të vijnë doza të tjera vaksinash.

‘Vijon vaksinimi i pedagogëve, në UT janë vaksinuar 200 pedagogë, në tërësi mbi 12 mijë arsimtarët ose 30% e mësuesve kanë marrë dozën e parë të AstraZenecës. Doza që mbërritën dje do të vijojnë vaksinimin e të moshuarve që të zgjerojmë sa më shumë fashën në grupmosha duke ndjekur planin e vaksinimit. Kemi 90 mijë doza vaksinash në totale, ndërkohë që presim doza të tjera Pfizer në ditët e para të prillit, për të vijuar më pas vaksinimin masiv. Gjithashtu presim nga Covax edhe një sasi tjetër të Astra Zenecës, e cila deri tani kemi një të dhënë deri në 60 mijë deri në 80 mijë por jemi duke pritur për një informacion.’- tha Manastirliu.

VERITAS.COM.AL