Vakti i mëngjesit është më i rëndësishmi i ditës, por për fat të keq ne shpesh e neglizhojmë. Rëndësia e tij në elementet ushqyese esenciale konsiderohet si një fuqi e vërtetë energjizuese që s’duhet neglizhuar. Si t’ia rijapim atij vendin e motorit të ditës pa ndryshuar, megjithatë, zakonet tona apo pa harxhuar kohë?

Qëkur zgjohet e deri kur të shtrihet sërish për të fjetur, trupi ynë vepron si një bateri. Kjo bateri funksionon në saje të elementeve ushqyese esenciale në të cilat ajo thith energjinë e saj. Është pra logjike t’i rikarikojmë bateritë tona që në zgjim duke ngrënë një mëngjes të shëndetshëm dhe të ekuilibruar.

Ky ekuilibër duhet kërkuar në produkte të dedikuara për mëngjes dhe që u sigurojnë konsumatorëve hidratim dhe elementet ushqyese esenciale. Nuk ekziston më asnjë arsye e vlefshme për të kapërcyer vaktin e mëngjesit!

Në praktikë, janë të shumtë ata që e kapërcejnë këtë etapë edhe pse thelbësore. Ata që nuk hanë mëngjes, humbasin 20 deri 25% të vlerave ushqyese ditore të rekomanduara.

Cilat janë arsyet e kësaj braktisjeje? Para së gjithash është mungesa e kohës ajo që krijon këto zakone të këqija të ushqyeri. Mënyrat e reja të të jetuarit kohëngrënëse, i shtyjnë shumë njerëz të fitojnë ca minuta në kurriz të një vakti mëngjesi të shëndetshëm dhe të ekuilibruar.

Të fitosh pak kohë për të fjetur në mëngjes, nuk është më zgjidhja e duhur për të startuar ditën në kushtet më të mira. Është e preferueshme të praktikoni disa shtriqje kur zgjoheni të ndjekura nga një mëngjes i shpejtë por i ekuilibruar. Kjo ju mundëson të shtoni energjinë pa humbur kohë.

Po kështu, kapërcimi i këtij vakti nuk është mënyra e këshillueshme për të rënë nga pesha. Një mëngjes i lehtë, madje thjesht i ekuilibruar, ju mundëson një kontroll më të mirë të oreksit e për pasojë të peshës.

Trupi ka nevojë të ushqehet për të rinovuar rezervat, të cilat i ka harxhuar gjatë natës. Njerëzit që kanë një aktivitet fizik të përmbajtur gjatë ditës kanë më shumë nevojë për këtë vakt.

Një mëngjes i shëndetshëm dhe i ekuilibruar është gjithashtu esencial, madje i domosdoshëm, për të ushqyer shpirtin. Të përdorësh kokën dhe neuronet është një përpjekje që kërkon po aq energji sa disa lloje sporti!

Çfarë duhet të hamë në mëngjes për të patur një vakt ideal?

Një mëngjes i plotë përbëhet nga një pije, preferohet e ngrohtë, me pak sheqer, një produkt qumështi dhe fruta. Mund të alternojmë midis elementeve të ndryshme të secilës prej këtyre familjeve. Në familjen e produkteve të qumështit kemi pa dyshim qumështin, djathin, kosin apo edhe djathin e bardhë. Burim proteinash dhe kalciumi, mos i neglizhoni, ato kontribuojnë në ngopjen dhe na mundësojnë të durojmë deri në vaktin e drekës. Drithërat, buka integrale, biskotat… Për vitamina, merrni një frutë, një komposto, apo një lëng frutash. Nëse e pini lëngun e frutave brenda dhjetë minutash, vlerat e tij vitaminoze dyfishohen. Pija mundëson hidratimin dhe, kur është e ngrohtë, ka cilësinë të hapë oreksin.

Mëngjesi duhet të jetë i plotë por jo tepër i pasur! Nuk këshillohet për shembull të hani ushqime tepër të ëmbla në mëngjes. Disa lëngje frutash industriale apo disa drithëra speciale për mëngjes kanë shumë sheqer dhe rrezikojnë hipoglycemi.

/Veritas.com.al/