Temperaturat në Polin e Veriut mund të ngrihen edhe 20 gradë më lart se mesatarja gjatë këtyre Krishtlindjeve, gjë që sipas shkencëtarëve valët e nxehta do të shënojnë rekord.

Shkencëtarët e klimës thonë se ky i nxehtë që mund të quhet “jashtë stinës” së vet në rajonin e Arktikut  është i lidhur direkt me ndryshimet që njeriu i ka shkaktuar klimës.

Temperaturat gjatë Nëntorit dhe Dhjetorit ishin 5C më të larta se mesatarja.

Kjo vjen pas një vere gjatë së cilës akulli në detin Arktik kapi rekordin e dytë porsa i përket shkrirjes masive- sipas satelitëve.

/Veritas.com.al/