Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri,  i cili pritet të betohet ditët në vijim ka reaguar pas akuzave të PD. Partia Demokratike sot me anë të sekretarit të përgjithshëm, Gazment Bardhi deklaroi se Pjetri rezulton i dënuar në Firence në vitin 2003 për veprën penale “trafik droge”.

Kjo akuzë ka disa ditë që arkullon në media dhe në tribuna të tjera publike, herë me akuzat e PD e herë me përgjigjet e Pjetrit.

Por kësaj here, Valdrin Pjetri ka vendosur ta mbyllë polemikën, pak a shumë me okelion: “Kjo nuk është punë fjalësh, kjo është punë ligji’.

Ai thotë se të vërtetën e tij e ka deklaruar para pak ditësh me dokumente zyrtare, ndërsa thotë që pret me padurim verifikimin zyrtar nga strukturat ligjore në vendin tonë dhe në shtetin fqinj.

Sipas tij, e vetmja e vërtetë është ajo që del nga zyrat e agjencive të zbatimit të ligjit dhe jo ajo që del nga foltoret e Partisë Demokratike.

“Unë të vërtetën time e deklarova para kandidimit si dhe para pak ditësh me dokumente zyrtare. E vetmja e vërtetë është ajo që del nga zyrat e agjencive të zbatimit të ligjit dhe jo nga foltoret e PD. Pres me padurim vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteteve zyrtare shqiptare dhe italiane”-shkruan ai.

VERITAS.COM.AL/