Ekspertët e ruajtjes së vlerave më të çmuara, kanë hapur për herë të parë, në thuajse njëzet shekuj, atë që Kristianët besojnë se është varri i Jezusit në Kishën e Varrit të Bekuar në Jerusalem. Lajmi është dhënë para dy orësh nga Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP)

Fotoreporteri Gali Tibbon ishte dëshmitar i një pjese të rëndësishme të punimeve historike. Ai kapi në aparatin e tij pjesën që besohet se mban shkëmbin mbi të cilin ishte shtrirë Jezusi në moshën 33 vjeç. Kjo dëshmohet  si pjesë restaurimit që do të vazhdojë në vendin e njohur si “varri i Jezusit”.

Vendi i mbuluar nga një pllakë mermeri, mes më të lashtave në Kristianizëm, ishte hequr për tre ditë më radhë. Ekpertët që u ndodhën në vend thanë se kjo ishte pjesë e restaurimit dhe njëkohësisht e analizës që po i bëhet vendndodhjes arkeologjike.

/Veritas.com.al/