Kryetari i LSI, Petrit Vasili ka dalë para gazetarëve ku ka njoftuar publikisht dorëheqjen nga posti i kryetarit të LSI, duke parashtruar edhe disa nga detyrat kryesore që dalin për të bërë opozitë të fortë.
“Pas rezultatit të 25 qershorit LSI e sheh vetën në opozitë këtë 4-vjeçar”- ka thënë Vasili.
Petrit Vasili u shpreh se tani kjo parti ka misionin e rëndësishëm të të bërit opozitë, ndryshe nga ajo e Bashës që fjeti 4 vite.
Që sot e tutje, Vasili do të jetë kryetar i Grupit Parlamentar të LSI- detyrë që e ka mbajtur edhe më parë.
Ndërsa propozoi edhe emrat që do të kryesojnë Lëvizjen Socialiste për Integrim gjatë periudhës së opozicionit.
Zoti Vasili propozoi q ënë krye të LSI të jetë Monika Kryemadhe. Ndërsa dy nënkryetarë do të jenë: Luan Rama dhe Erisa Xhixho.
“Të gjitha këto lëvizje brenda LSI-së priten të zyrtarizon ditën e mërkurë kur do të mblidhet edhe Koventa e kësaj partie”- tha.