Ilir Meta ka garantuar se votat e deputetëve të tij do të jenë të gjithë pro reformës në drejtësi, por nuk pranon ta përjashtojnë nga negociatat.
Zyrtarja e lartë e Departamentit të Shtetit, Viktoria Nuland nuk e përfshiu në axhendën e saj një takim me Ilir Metën. Sapo Nuland përfundoi konferencën për mediat, LSI shpërndau një letër të Petrit Vasilit drejtuar për Fatmir Xhafën.
Duket se mes dy partive aleate në qeveri, nuk ka pasur komunikim për reformën në drejtësi. LSI kërkon të njihet me propozimin e ri të Nuland.