‘Captain Tom’ është trajtuar për pneumoni gjatë javëve të fundit dhe është testuar pozitivisht javën e kaluar

Tom Moore, veterani 100-vjeçar britanik i Luftës së Dytë Botërore, i cili emocionoi  kombin duke mbledhur më shumë se 40 milion dollarë ndaj ndihmës COVID-19 vitin e kaluar, u shtrua në spital të dielën me virusin Covid.

Hannah Ingram-Moore njoftoi në një deklaratë se babai i saj, i njohur si “Kapiteni Tom”, u dërgua në Spitalin Bedford në Mbretërinë e Bashkuar pasi kishte probleme me frymëmarrjen. Ajo tha se ai ishte trajtuar për pneumoni gjatë javëve të fundit dhe ishte testuar pozitiv për COVID-19 javën e kaluar.

“Kujdesi mjekësor që ai ka marrë në javët e fundit ka qenë i jashtëzakonshëm dhe ne e dimë që stafi i mrekullueshëm në Spitalin Bedford do të bëjë gjithçka që mundet për ta bërë atë të ndjehet mirë dhe shpresojmë të kthehet në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur”, sipas deklaratës së saj në tweeter.

Ingram-Moore tha se babai i saj po trajtohej në një pavijon, jo në njësinë e kujdesit intensiv.

Veterani i Ushtrisë, i cili përdor një mjet shëtitës, u nis për të grumbulluar rreth 1,200 dollarë për ata që punonin në vijat e para të krizës së koronavirusit duke ecur rreth 82 metra në kopshtin e tij Bedfordshire gjatë fazave të hershme të pandemisë prillin e kaluar.

Ai përfundimisht mblodhi më shumë se 40 milion dollarë për shërbimin shëndetësor të vendit – dhe në proces u bë një hero kombëtar.

Kryeministri Boris Johnson, i cili e kishte quajtur Moore “një fener drite përmes mjegullës së koronavirusit”, ishte ndër ata që i ka uruan shërim të shpejtë.

“Mendimet e mia janë shumë me @CaptainTomMoore dhe familjen e tij,” shkroi Johnson në Twitter. “Ju keni frymëzuar të gjithë kombin dhe unë e di që të gjithë ju urojmë shërim të plotë”.

Moore ishte ngritur në gradën e kapitenit ndërsa shërbente gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe iu dha titulli i nderit i kolonelit pas mbledhjes së fondeve. Ai gjithashtu mori titullin ‘Kalorës’ nga Mbretëresha Elizabeth II gjatë një ceremonie private në Windsor Castle,  korrikun e kaluar.

Britania aktualisht po vaksinon të gjithë popullsinë e saj të moshuar kundër koronavirusit, njoftoi Reuters. Një zëdhënës i familjes i tha Sky News se Moore nuk kishte marrë ende një vaksinë për shkak se ai ishte duke u trajtuar për pneumoni.

“Ne e kuptojmë që të gjithë do ta dëshirojnë  që të bëhet mirë. Ne natyrisht jemi duke u përqendruar tek babai im dhe do t’ju azhurnojmë kur të jemi në gjendje”, shtoi Ingram-Moore.

VERITAS.COM.AL/