(FOTO: Kopertina e librit të Paul Enrich dhe Selia e Shenjtë)/
Vatikani ka ftuar alarmistin më të tmerrshëm në historinë e re kundër popullimit që të flasë në Konferencën e fundit të titulluar: “Zhdukja Biologjike” .
Konferenca e sponsorizuar nga Akademia Papnore e Shkencës dhe nga Akademia Papnore e Shkencave Sociale, o të ketë si temë çështjen e biodiversitetit mbi “zhdukjen e madhe” të historisë, popullsinë dhe demografinë.
Dr. Paul R. Ehrlich—i cili është mbrojtës i sterilizimit në masë, mbrojtës i abortit sipas seleksionimit seksual dhe vrasjen e fëmijëve- do të flasë mbi “Kauza dhe Shtigje të Humbjes së Biodiversitetit:Preferencat e Konsumit, Numri i Popullsisë, Teknologjia dhe Produktiviteti i Ekosistemit”.
Që të lejohen gratë të kenë aq fëmijë sa duan, Ehrlich ka thënë se është njësoj si të lejosh njerëzit që “të hedhin aq mbeturina sa duan në oborrin e fqinjit”.
Ehrlich u bë i famshëm nga publikimi, në vitin 1968, i një libri bestseller, me titull “Bomba e Popullimit”. Ky libër është konsideruar si vepër që ka gjeneruar histeri masive mbi të ardhmen e botës dhe aftësinë e Tokës për të mbajtur jetën njerëzore.
Në këtë libër, Ehrlich hedh një seri idesh dhe predikime frikësuese që janë shumë të gabuara, që krijojnë mitin e pamundësisë së rritjes së popullsisë.
Profetia e tij ishte se qindra milionë duhet të vuajnë deri në vdekje në vitin 1970 (dhe 65 milionë prej tyre duhet të jenë amerikan), se India ishte aq e mbipopulluar sa është mallkuar dhe – sipas tij- “Anglia nuk do të ekzistojë në vitin 2000”.
Ehrlich konkludon se “ diku pas 15 vjetësh, fundi i botës do të vijë” duke nënkuptuar se kjo ndodh pasi planeti Tokë “nuk ka mundësi të mbajë këtë popullsi”.
Veritas.com.al/