Pas dekada negociatash  mirekuptim për emërimin e peshkopëve katolikë. Por rriten protestat

Nga: Fabio Marchese Ragona

Para se të nisej për ne Vendet balltike, Papa Françesku, pasi i kishte thirrur në seancë, i kishte rekomanduar bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë: “Te jetë e qartë se ajo që ne do të nënshkruajmë është një marrëveshje pastorale dhe jo politike.

Ka kohë për politikë: Le të fillojmë duke menduar për katolikët kinezë “.

Dhe kështu dje, pas dekadave të negociatave dhe takimeve private midis dy potencave, erdhi nënshkrimi historik midis Vatikanit dhe Kinës për emërimin e peshkopëve kinezë. Edhe pse teksti i marrëveshjes nuk është bërë publik, nga ndërtesat e shenjta filtrojnë disa detaje: për zgjedhjen e pastorëve të rinj, qeveria e Pekinit do të ketë voce in capitolo. Papes do ti vijë, herë pas here, një propozim për emrin e kandidatit për episkopatën dhe Papa do të ketë pushtetin per te vene veton. Partisë Komuniste kineze i është dhënë një rol në emërimin e peshkopëve të rinj, profilet e të cilëve do të studiohen paraprakisht nga Sekretariati i Shtetit të Vatikanit.

Qëllimi kryesor është uniteti i katolikëve kinezë; janë ribashkuar  ne fakt dy kishat ekzistuese në perandorinë çelestiale:ajo “patriotike”, e lindur 60 vjet më parë pas prishjes së marrëdhënieve diplomatike me Selinë e Shenjtë dhe që kishte Brenda saj peshkopë që nuk emëroheshin dhe nuk njiheshin nga Papa dhe ajo klandestine në bashkësi me Romën. Levizja e parë, menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes, ishte nga Bergoglio, i cili ngriti një dioqezë të re dhe ripranoi tetë peshkopë patriotikë në Kishën Katolike Romake.

Ajo e nënshkruar mes Vatikanit dhe Kinës është megjithatë një marrëveshje “e përkohshme”: dje Imzot Antoine Camilleri, “Zëvendës ministri i jashtëm” i Selisë së Shenjtë, u takua në Pekin me homologun e tij kinez për nënshkrimin e dokumentit. Por e gjitha ndodhi në fshehtësi te madhe, sado që deri në prag të samitit, Global Times, organ gjysmë-zyrtar i Partisë Komuniste Kineze,u mohua se një delegacion I Vatikanit kishte ardhur në Kinë për te reja eminente. Kjo është një shenjë se marrëveshja nuk i pëlqen të gjithëve: zëra kundër janë ngritur midis udhëheqësve të qeverisë kineze, por edhe midis hierarkive katolike. Ndërmjet tyre ajo e kardinalit Zen, Kryepeshkop Emeritus i Hong Kongut, i cili ka qenë kritik ndaj negociatave mes Selisë së Shenjtë dhe Kinës, duke ngritur zërin: “Vatikani ka shitur Kishën kineze, Francesku është tepër i butë për shkak se ai nuk e njeh situatën.” Në fakt autori i marrëveshjes me Perandorinë Qiellore është Kardinali Pietro Parolin, i cili  që në kohen e Papa Benediktit  XVI, si “zv.ministër i jashtëm” ishte marre me “dosjen e Kinës” duke i ditur në thellësi mekanizmat e kishës ” patriotike “dhe ndikimin e partisë komuniste. “Me këtë marrëveshje do të jemi në gjendje të ndihmojmë Kishat lokale derisa të gëzojnë liri, autonomi dhe organizim më të madh”, shpjegon Parolin, i cili po punon me bashkëpunëtorët e tij edhe për realizimin e një udhëtimi te Papa Franceskut në Kinë. «Po bëhen hapa përpara», bëjnë të ditur nga Vatikani.

Veritas.com.al/