Ndërsa Sinodi për të rinjtë i organizuar nga Papa Françesku përfundonte sesionin e fundit, disa hapa larg, kardinali amerikan Raymond Leo Burke takonte për herë të dytë, Matteo Salvinin. Rasti – shpjegon Fabio Marchese Aragona – ishte dorezimi i Çmimit Ndërkombëtar Giuseppe Sciacca, i organizuar nga fondacioni me të njëjtin emër në brendesi te auditoriumit te Universitetit Papnor Urbanian. Nga enti, i cili okupohet kryesisht në mbështetjen e familjeve të varfëra, kardinali amerikan është president nderi, ndërsa zëvendës kryeministri është president i Komitetit Shkencor. Burke, një nga katër nënshkruesit e te njohurës “dyshim”, konsiderohet një udhëheqës i ultra-te djathtes katolike amerikane. Kjo prej kohësh mbron Carlo Maria Viganòn, ish nuncin i cili ka kërkuar dorëheqjen e Bergoglios, duke zbuluar skandale të ndryshme brenda Kishës.

Prandaj nuk është një mister se Leges Burke i pëlqen dhe madje shumë. Steve Bannon, ish-shefi strateg i Donald Trump i cili tashmë ka rekrutuar kreun e Karroces për Lëvizjen, partine sovraniste gati për zgjedhjet evropiane. Bannon gjithashtu ka kultivuar edhe lidhjen me kardinalin: në të vërtetë, që nga viti 2014, gazetari Trumpian bashkëpunon me institutin Dignitatis Humanae, një tank i mendimit katolik konservator, i kryesuar pikerisht nga kardinali tradicionalist. Korrespondenca nuk përfundon këtu: Bannon ka tashmëne program  për vitin e ri kurse te lidershipit për politikanët katolikë konservatorë.