Në meshën e krishtlindjeve Don Lush Gjergji ka kërkuar nga besimtarët kthimin te vetvetja dhe te e vërteta.

Gjatë fjalës së tij në meshën e krishtlindjeve të zhvilluar në Katedralen “Shën Tereza” në Prishtinë, Don Lush Gjergji kërkoi nga besimtarët kthimin nga vetvetja dhe e vërteta.

“T’i kthehemi vetes dhe të vërtetës. T’u kthehemi rrënjëve tona”, porositi Don Lush Gjergji.

Ai kërkoi edhe që t’i kuptojmë “dritat që ndizen në mendjen dhe zemrën tonë”.

Ai u sugjeroi të pranishmëve në meshë dhe njerëzve tjerë që ta hapin zemrën.

“Ta braktisim urrejtjen dhe të keqen, të mundohemi të jemi mendje-hapur, zemërhapur dhe shpirt-hapur”, deklaroi Don Lush Gjergji.

Ai u lut edhe për ata që nuk luten si ai.

“Të lusim Zotin për të gjithë besimtarët që luten si ne, ose ndryshe. Të lusim Zotin edhe për ata që janë agnostikë e kanë dyshime”, tha Don Lush Gjergji.

Ai e konsideroi me shumë të mira që lidhen me Shën Terezën vitin 2017.

Veritas.com.al/