(FOTO: Presidenti Trump dhe Papa Fransis)
Sekretari i Shtetit të Vatikanit, i ka ofruar urimet Presidentit të zgjedhur Donald Trump, duke i paraqitur bekime dhe dëshirat më të mira për të si lider dhe për gjithë popullin Amerikan.
Kardinali Pietro Parolin çmoi ushtimin e demokracisë të manifestuar në zgjedhje, gjatë gjithë votimeve shume mbresë-lënëse.
“Duam të paraqesim urimet tona për Presidentin e ri, duke i uruar atij një mandat vërtet të frytshëm”, tha Parolin në intervistë të publikuar nga Radio Vatikani. “Ne gjithashtu paraqesim lutjen tonë që Zoti ta ndriçojë dhe ta mbajë në shërbim të vendit, dhe në shërbim të paqes botërore dhe prosperitetit”.
“Mendoj se sot të gjithë duhet të punojmë që të ndryshojmë situatën në botë, një situatë seriozisht e çjerrë dhe në konflikt të thellë”, tha Sekretari i Shtetit i Vatikanit.
/Veritas.com.al/