Nga L. Skiroi/

Lajmi se Federata Panshqiptare “Vatra” nuk mori pjesë në Samitin “Disapora 2016” që u organizua nga qeveria në Tiranë, u prit me disa pikëpyetje edhe brenda vetë Samitit. Një samit diaspore pa “Vatrën” duket pa kuptim. “Vatra” është organizimi iparë dhe më i fuqishmi i shqiptarëve jasht trojeve tëatdheut.

“Vatra” është paraprirëse e Pavarësisë së Shqipërisë. Ajo u shpall një vit para shpalljes së Pavarësisë- në pranverë të vitit 1912. Takimi i parë i personaliteteve shqiptare në diasporë nisi që në dhjetor 1911, në Boston të SHBA, por përfundimisht “Vatra” u shpall më 28 Prill 1912. Krijues të Vatras janë, mes shumë patriotëve të shquar shqiptarë, Faik Konica, Fan Noli, Kristo Floqi, Marko Adams, dhe Paskal Aleksi.  Flamuri i saj ishte “Flamuri i Krujës”, dmth flamuri i Gjergj Kastriotit- Skënderbeu.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, “Vatra shërbeu si qeveri e Shqipërisë në ekzil. “Vatra” dërgoi në Europë Faik Konicën dhe Fan Nolin për të mbrojtur çështjen shqiptare.

Image result for fan noli and faik konica

Gazeta “Dielli” ishte organ i Vatra-s, një nga gazetat më të famshme dhe më influencuese në gjuhën shqipe.

Federata Panshqiptare “Vatra” e bojkotoi Samitin e Diasporës të organizuar të shtunën dhe të dielën në Tiranë. Disa ditë më parë, një nga drejtuesit e saj shpjegoi arsyet e mospjesëmarrjes. Dalip Ndreca, kryeredaktori i gazetës “Dielli”, organit zyrtar të “Vatrës”, e quajti samitin një paratë paraelektorale të të kryeministrit Edi Rama.

“Vendimi i Federatës “Vatra” për të mos marrë pjesë në Samitin e Ramës u mor nga strukturat e saj. Fillimisht ishte kryesia që e diskutoi pjesëmarrjen ose jo në këtë Samit ndërshqiptar të diasporës, siç e quan kryeministri. Me vota të hapura u vendos që Vatra të mos bëhej pjesë e një farse para-elektorale të Kryeministrit me argumentin se pjesëmarrja dekorative në atë Samit nuk i shërben diasporës, nuk i shërben qytetarëve shqiptarë, por vetëm partisë së Kryeministrit. Edhe Këshilli Drejtues i Vatrës, i mbledhur me 1 Tetor 2016, e la në fuqi vendimin e  Kryesisë për mospjesëmarrje në Samitin e nëntorit, që po propagandon me aq zhurmë Edi Rama dhe instrumentet e tij këtu në diasporë”, shkruante Ndreca.

Image result for Shoqeria Vatra

Sipas Federatës Panshqiptare “Vatra”, qeveria Rama “nuk ka bërë asgjë për diasporën në tre vitet e keqqeverisjes, që i ka lënë shqiptarët e Amerikës pa konsullatë, ku jetojnë së paku gjysmë milion shqiptarë”.

Në sqarimin e drejtuesit të “Vatrës” thuhet gjithashtu se “ky Samit është thjeshtë një farsë dhe asgjë më shumë, se ai nuk mund dhe nuk duhet ta manipulojë e as ta politizojë diasporën, të mos e përçajë atë”.

/Veritas.com.al/

Image result for fan noli and faik konica