Mbi Arabinë Saudite po rritet presioni për të shpjeguar fatin e gazetarit Jamal Khashoggi. Sekrterai i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Mike Pompeo ka mbërritur në Arabinë Saudite dhe ka takuar Mbretin Salman në Riyadh.

Zoti Khashoggi është parë për herë të fundit në konsullatën Saudite të Stambollit para dy javësh.

Zyrtarët Turq besojnë se zoti Khashoggi është vrarë nga agjentët Saudit por Sauditët e kanë mohuar.

Megjithatë, media e Shteteve të Bashkuara ka raportuar se Sauditët po përgatiten të pranojnë se zoti Khashoggi vdiq për shkak të ndonjë pyetjeje të gabuar që i është bërë.

Gjatë natës, policia Turke kompletoi një studim të konsullatës pasi kjo u pranua nga autoritetet Saudite.

Veritas.com.al/