Chris ishte vetëm 52 vjeç, dhe i shtohet shiritit të zi të vdekjeve të këtij lloji: Kurt Cobain vdiq vetëm 27 vjeç, e më pas Layne Staley i Alice in Chains, apo së fundmi Scott Weiland i Stone Temple Pilots.
Chris Cornell ndërroi jetë sot, më 18 Maj.
Ka qenë një nga zërat më të rëndësishëm të 30 viteve të fundit, bëhet fjalë për liderin e Soundgarden, Chris Cornell.
Këngëtari i rokut ka ndërruar jetë papritur dhe papandehur, shkruajnë mediat ndërkombëtare. Dhe lajmi bëhet i ditur nga burime shumë pranë këngëtarit.
Cornell ishte një muzikant Amerikan, këngëtar dhe kantautor, i mirënjohur si vokalist lider, fillimisht autor këngësh dhe kitarist ritmik për bandën e rok Soundharden në Seatle dhe vokalist lider dhe autor këngësh për grupin Audioslave.
/Veritas.com.al/