(FOTO: John Glenn- njeriu i parë në orbitën e Tokës)

Astronauti dhe senatori amerikan, John Glenn, i cili mori famë në vitin 1962 si i pari amerikan në orbitën e Tokës, vdiq dje në mbrëmje vonë në moshën 95-vjeçare, – njoftoi guvernatori i shtetit të Ohios, vendlindja e Glennit, në Twitter.

“John Glenn është dhe gjithmonë do të jetë heroi i vendlindjes së tij Ohios dhe vdekja e tij sot është një rast që të gjithë ne të mbajmë zi për këtë hero”, theksoi guvernatorit i Ohios, John Kasich në Twitter.

Administrata Kombëtare Aeronautike Hapësinore Amerikane (NASA), ka reaguar gjithashtu për vdekjen e Glennit, duke shkruajtur  në Twitter se, “jemi të pikëlluar nga humbja e senatorit, John Glenn, i pari amerikan në orbitën e Tokës. Një hero i vërtetë amerikan. U prehsh në paqe, John Glenn. Ad astra! (Te yjet! – shën. i përkth.)”.

/Veritas.com.al/