Seul (Koreja e Jugut) (AFP) –E veja e presidentit të ndjerë të Koresë së Jugut, Kim Dae-jung, e njohur për aktivizmin e saj për të drejtat e grave dhe përfshirjen në politiken “Sunshine” te bashkëshortit të saj, te angazhimit me Veriun e izoluar, ka vdekur në moshën 96 vjeçare.

Lee Hee-ho, e cila kishte luftuar me kancerin e mëlçisë, vdiq të hënën në Seul, thanë asistentët e saj.

E konsideruar si një nga pionieret e të drejtave të grave në Korenë e Jugut dhe një shoqe jete e presidentit të ndjerë Kim, Lee mbështeti në mënyrë aktive karrierën politike te trazuar dhe të shquar të burrit të saj,e cila përfshiu dënimin me vdekje, rrëmbimin dhe fitimin e Çmimit Nobel për Paqen.

Në një periudhë kur shumë gra në Jug kishin akses të limituar në arsim, Lee studioi në institucionin më të lartë të vendit – Universitetin Kombëtar të Seulit – dhe më vonë në SHBA, përpara se të themelonte një numër organizatash për të drejtat e grave në Seul.

Një nga fushatat e saj më të hershme ishte protesta kundër politikanëve meshkuj që kishin konkubina – një praktikë që ishte e zakonshme në Jug në vitet 50, kur gratë shpesh detyroheshin të braktisnin fëmijët kur burrat e tyre zgjidhnin të jetonin me dashnoret e tyre.

“Sot jemi duke asistuar një person të madh që i kushtoi të gjithë jetën e saj grave,” tha në një deklaratë presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in,qe aktualisht eshte duke vizituar Finlandën.

“Ajo gjithashtu mori pjesë në lëvizjen pro-demokracisë dhe luajti shumë role në themelimin e Ministrisë së Barazisë Gjinore nën administratën e burrit të saj”.

Burri i Lee është me shume i kujtuari për politikën e tij të angazhimit me Veriun e armatosur – bërthamor që çoi në një samit historik me babain e Kim Jong-Un të ndjerin Kim Jong-I1 në vitin 2000.

Politika u braktis kryesisht kur një administratë konservatore mori pushtetin në Korenë e Jugut në vitin 2008 dhe lidhjet ndërkufitare u përkeqësuan.

Lee bëri një udhëtim të rrallë humanitar në Veri në 2015, rreth pesë vjet pas vdekjes së burrit të saj, por nuk arriti të takonte udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un gjatë vizitës, pavarësisht se e kishte bërë në një udhëtim të mëparshëm.

VERITAS.COM.AL/