Presidenti Donald Trump njoftoi të Shtunën se vëllai i tij Robert Trump kishte vdekur pas një sëmundjeje të rëndë.

“Ai nuk ishte vetëm vëllai im, ai ishte shoku im më i mirë”, shkroi Trump në një deklaratë. “Kjo është humbje e madhe, por ne do të takohemi përsëri.”

Presidenti Trump e vizitoi vëllain e tij Robertin në spital të Premten pasdite në New York City para se të kthehej në klubin e tij në Bedminster, New Jersey.

“Ai është duke kaluar një kohë të vështirë,” u tha Trump gazetarëve në një konferencë për shtyp më herët atë ditë. “Unë kam një vëlla të mrekullueshëm. Ne kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer për një kohë të gjatë, nga dita e parë. ”

Detajet e sëmundjes së tij nuk u bënë të ditura.

Presidenti Trump ka katër motra të tjerë; Maryanne Trump Barry është një gjykatës i lartë në Gjykatën e Apelit të SHBA për qarkun e tretë, dhe Elizabeth Trump Grau është një zyrtare në pension e Chase Manhattan Bank. Vëllai i tij Fredi ishte 43 vjeç kur vdiq për shkak të komplikimeve që lidhen me alkoolizmin.

Robert Trump ishte fëmija më i vogël në familje dhe ishte 72. Ai ishte shumë mbështetës i vëllait të tij që kandidonte për president.

VERITAS.COM.AL