
TIRANË- Erion Veliaj zyrtarisht ka ankimuar shkarkimin si kryetar bashkie nga Këshillimi i Ministrave ne Gjykatën Kushtetuese.
Në shkresën dorëzuar nga avokatët e tij në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj thotë se neni 62, të cilit i është referuar propozimit të shkarkimit, mungesës mbi 3 muaj në detyrë, nuk mund të zëvendësojë nenin 115 të kushtetutës , por interpretohet në pajtim me të.
Në kërkesë, Veliaj thotë se neni 62 nuk synon të krijojë një kategori të re shkarkimi të pavarur nga Kushtetuta, por vetëm të specifikojë raste konkrete që përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës.
Tashmë do të duhet Gjykata Kushtetuese të vihet në lëvizje, e të vendos afatet e gjykimit të kësaj çështjeje.
Ndërkohë efektin e parë ky vendin e jep në zgjedhjet e pritshme të parakohshme për Bashkinë Tiranë.
Ankimimi automatikisht pezullon shkarkimin me firmën e kryeministrin Rama dhe bllokon mbajtjen shpejt të zgjedhjeve të parakohshme për bashkinë, deri kur gjykata të dalë me një vendim.
Komente