Kryeministri Rama dhe kryetari i Bashkise,Veliaj u japin certifikatat e pronësisë së shtëpive të rindërtuara për familjarët e kreut të PD në Farkë.

Në natën e 26 nëntorit, familja e madhe Qordja humbi shtëpinë e vjetër ku jetonin së bashku 4 kurorë dhe sot ata hynë në 4 shtëpi të reja që ndërtuam në truallin e tyre, ku me kopshtet e vogla përreth është krijuar një oaz fantastik nga rrënojat e 11 muajve më parë.

“Duam t’ju falenderojmë, shumë i kënaqur dhe ne të gjithë jemi të kënaqur për punën që është arritur”, tha Çimi, ish-kreu i PD në Farkë.

Nje pjese  humori nga takimi:

EDI RAMA: Pse s’më thua që e kam vënë PS-në mbrapsht, apo ashtu e do ti mbrapsht?

Kryefamiljari: Po unë nuk e dija që është PS-ja ajo.

Ndërkohë Rama ka bërë edhe një reagim në Fb ku shkruan:

RINDËRTOJMË  BASHKË

– Në natën e 26 nëntorit, familja e madhe Qordja humbi shtëpinë e vjetër ku jetonin së bashku 4 kurorë dhe sot ata hynë në 4 shtëpi të reja që ndërtuam në truallin e tyre, ku me kopshtet e vogla përreth është krijuar një oaz fantastik nga rrënojat e 11 muajve më parë

#ThemiAtëQëBëjmë

#BëjmëAtëQëThemi

… ndërsale të vazhdojnë të lehin edhe më fort, që edhe më shpejt karvani të shkojë përpara.

VERITAS.COM.AL