
TIRANË- Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Ermir Beta, ka dorëzuar ankimim në Apelin e Posaçëm duke kundërshtuar vendimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Në seancën e 12 shkurtit, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi masën “arrest me burg” për Erion Veliaj dhe “detyrim paraqitje” për të shoqen, për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u arrestua mesditën e 10 shkurtit me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.
Gjatë seancës, kryebashkiaku Erion Veliaj ka kundërshtuar gjetjet e prokurorit Dado në ngarkim të tij, ndërsa ka akuzuar këtë të fundit se është në konflikt interesi me të.
“Ti je në konflikt interesi, e ke personale me mua. Më je paraqitur dy herë për leje ndërtimi, ke marrë leje ndërtimi nga ana ime. Pasi ke mbetur i pakënaqur më ke thënë “do ta mbash mend”. Ke dy rrugë, ose të largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu”, citohet të ketë thënë kryebashkiaku Erion Veliaj në seancë/
Komente