Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e e Erion Veliajt për të marrë kohë për t’u njohur me aktet.
Në këto kushte, gjykata ka caktuar të premten në orën 09:00, seancën ndaj Veliajt.
Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK, më 10 shkurt të këtij viti. Kryebashkiaku i Tiranës, akuzohet nga SPAK për disa vepra penale, korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre, si dhe futje e sendeve të ndaluara në qeli.
Nga gjetjet e SPAK, rezulton se në të paktën 9 raste Erion Veliaj, ka kryer akte korrupsioni pasiv. SPAK thotë se , në këmbim të përfitimeve të parregullta në para dhe pasuri të paluajtshme Veliaj ka dhënë leje ndërtimi apo fonde publike nga Bashkia e Tiranës.
Të përfshirë në këtë dosje janë janë edhe 28 persona të tjerë, biznesmenë si dhe biznese./
Komente