Vendi ndodhet në mes të një vale të re të COVID, ndërsa numri i rasteve aktive të infeksionit ka shkuar në mbi 10 mijë. Me një postim në Facebook, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë edhe njëherë thirrje për vaksinim, ndërsa thotë se çdo qytetarë duhet të jetë i përgjegjshëm për mbrojtjen e shëndetit të tij, por edhe për të tjerët. Sipas Manastirliut, mosvaksnimi është pengesë ‘e rrezikshme’ në përballimin e valës së re të infektimeve.
“Rritja e rasteve të infektimeve ditore, shtrimeve në spital dhe kalimi i mbi 10 mijë rasteve aktive me Covid19, kërkon përgjegjësi nga çdo qytetar, për mbrojtjen e shëndetit të tij por edhe për të tjerët.
Mosvaksinimi është pengesë e rrezikshme në përballimin e valës së re të infektimeve.Mos e neglizho vaksinën.
Vaksinat anticovid janë falas në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi të përqëndruar në të gjithë vendin”, shkruan Manastirliu.