Në veri të Shqipërisë gjatë natës kanë nisur reshjet e borës.

Në mëngjes  banorët kanë vënë re se trashësia e borës arrin 3-15 cm dhe temperaturat janë vetëm 1 gradë celsius.

Por akoma, me këtë sasi bore, të gjitha akset rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme.

Situata në Qarkun e Kukësit deri në orën 08:00 është si më poshtë:

Situata klimaterike:

Aktualisht në të gjithë Qarkun e Kukësit kanë pushuar reshjet. Në orët e para të mëngjesit territori i Qarkut u përfshi nga reshje bore, prania e së cilës është mbi 360 m. Lartësia e saj është nga 3-15 cm në rajonin e Valbonës.

Lartësia e Liqenit të Fierzës 272.78 m. Prurjet e ujrave 700 m/s. Sipas informacionit të Stacionit Ushtarak Meteorologjik Kukës kemi këto të dhëna:.Temperatura aktuale: 1 gradë celsius.

Temperatura minimale është 0 gradë C.

Sipas informacioneve nga shtabet e Emergjencës Civile, aktualisht të gjitha akset rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme. Reshjet e rëna gjatë mëngjesit të sotëm kanë krijuar vështirësi momentale,ku është ndërhyrë nga firmat kontraktore për stabilizimin e gjendjes.

Veritas.com.al/