Mesdita e kësaj të enjteje është shoqëruar me reshje të dendura shiu. Prej gati 2 orë, janë regjistruar reshje me intensitet të lartë, duke sjellë probleme në qarkullim.
Moti i keq i ka marrë jetën Arben Ivanajt në fshatin Dedaj të Shkrelit në Malësinë e Madhe.
Burime bëjnë me dije se një banesë është përfshirë nga flakët dhe sipas të dhënave zjarri ka rënë si pasojë e një rrufeje. Zjarri më pas është përhapur me shpejtësi në banesë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Arben Ivanaj. Viktima ndodhej në banesën e komshiut të tij, ku ra rrufeja Grupi hetimor i policisë është nisur drejt vendit të ngjarjes për të hetuar në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Reshjet e dendura të shiut , kanë sjellë problematikat e para në qytetin e Gramshit.
Kanë mjaftuar vetem 2 orë shi që rrugët e qytetit të Gramshit të përmbyten.