“Komiteti i Ekspretëve do të vendosë. Po diskutojmë disa masa shtesë. Jo që të ndikojnë në ekonomi por që të kenë impakt maksimal në frenimin e përhapjes së virusit” Kjo ka qenë deklarata paralajmëruese e kryeministrit Edi Rama gjatë një konference live me gazetarët, lidhur me ashpërsimin e masave anticovid.

Sipas Ramës duhet të zbatohen rregullat në mënyrë që të shmangim izolimin si një vit më parë.

“Shoh disa nga patriotet e mijë në Surrel. Që i vejnë kështu si shall, poshtë. Si modë franceze. Nuk ka asnjë lloj sensi të rrezikut. Ka një lëshim të vetes dhe një lloj lehtësie të madhe që po merret kjo punë. Në çdo cm që lëshojmë ne, virusi përparon. Se e di shumë mirë që ka plotë ekspertë të pashkollë që i dinë të gjitha dhe thonë jo po virusi fle natën e del ditën. Jo se nuk është kështu. Ora policore është kufizimi i mundshëm i kontakteve. Henry i 7-të qëndroi i izoluar. Do kufizosh sa të mundshëm kontaktet. Një orë më pak është një orë më pak kontakte, dy orë, tre orë më pak. Është një opsion dhe jemi që nga fundit i javës së shkuar në diskutim se ç’duhet të bëjmë. Presim nga Komiteti i Ekspertëve. Policia të ndryshojë qasje. Më vjen shumë keq por nëse s’ka ndryshim… Inspketorët dhe autoritetet të futen në biznese. Do përgatitemi çfarë mund të bëjmë kufizime të tjera. Pa dashur të kthehemi. Disa kufizime të tjera po i studiojmë. Të kenë impakt maksimal tek infektimet.”

VERITAS.COM.AL