Analisti Melazim Koci thotë se deklarata e të dërguarit të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, se qeveria e Albin Kurtit do të mbahet përgjegjëse për mirëqënien e serbëve në veri, është mjaft e rëndë.
Në një intervistë për “Ballkan Update” në ABC News, Koci u shpreh se Kurti do duhet të ishte konsultuar me aleatët në lidhje me afatet për zëvendësimin e dinarit me euron.
Sipas Kocit, kjo po shftyrëzohet nga serbët dhe mund të ketë krizë kumanitare në veri, e cila do të jetë një krizë artificiale.
“Është shumë e rëndë. Zoti Escobar, këtë deklaratë e ka bërë në kontekstin e problemeve që kanë dalë nga vendimi veprimeve për zëvendësimin e dinarit me euron. Në veri është duke u ngritur temperatura, në kuptimin e krijimit të një krize artificiale humanitare. Nuk mendoj se ka krizë vërtet, tani ata e shfrytëzojnë një gabim të udhëheqjes së Kosovës. Vazhdojnë të insistojnë për afate. Uashingtoni kërkon një afat që nuk e ka specifikuar. Kosova është dashur të zgjidhet në formën që tha presidentja. Mendoj si ajo, është dashur thjesht të pyeten aleatët, se cili është ky afat.
Më duket çështje teknike, por këmbëngulja i ka dhënë rastit popullit serb, është një krizë artificale që rëndon Kosovën. Kosova nuk fiton asgjë nga kjo. Është thjesht e pakuptueshme. Qëndrimi është ky, ai e tha qartë që qeverinë e Kosovës e mbajmë përgjegjëse për mirëqënien e popullatës serbe. Popullata serbe tha se po vuan për shkak të çështjes së dinarit, tha në mënyrë taksative. Serbia po e shfrytëzon këtë, Kosova nuk di ta zgjidhë këtë situatë brenda pak orëve. Mund të kulmojë me krizë humanitare në veri, krizë artificiale, por serbët do ta shfrytëzojnë.
Marrëveshja franko-gjermane, në bindjen time, nuk e duan as Serbia, as Kosova. Serbia e ka bërë të qartë në Ohër, që e refuzon. E kanë tërhequr pjesërisht. Edhe qeveria e Kosovës, insiston në nënshkrim duke ditur se pala tjetër nuk do ta nënshkruajë. E di që Vuçiçi nuk do ta bëjë dhe këtë e bën për shkak të asociacionit. Unë mendoj se këtu është problemi esencial. Këtë marrëveshje, nuk e duan as Vuçiç dhe as kryeministri Kurti. Do të vazhdohet me çështje me aspekte teknike, por jo të çuarjes para të marrëveshjes. Marrëveshja franko-gjermane është në favor të Kosovës. Ndonëse nuk ka njohje de jure, ka njohjen de facto”, theksoi ai.