Shtëpia e modës do të blihet nga Michael Kors. Megjithatë, marrëveshja është ende në përfundim e sipër.
Nga: Andrea Riva/
Zërat e pare u lëshuan dje në mëngjes, por vetëm tani ka ardhur konfirmimi.
Versace do t’i shitet Michael Kors. Indiskrecioni ka nisur nga Corriere della Sera,qe ka njoftuar vullnetin e Donatella Versace për të shitur markën historike një grupi amerikan për dy miliardë dollarë. Për disa orë është folur për Tiffany dhe Michael Kors si kandidate blerës. Pastaj konfirmimi, i paraprirë nga një mëngjes i trazuar në Bursë.
Pas zërave, në fakt, titulli i Michael Kors ka humbur 6.65% në 67.85 dollarë, rreth njëzet minuta pas hapjes së këmbimeve, pasi arriti një minimum prej $ 66.99, me mbi 7% te rënies.
Për aq sa dihet, detajet e marrëveshjes ende janë duke u definuar dhe më shumë informata do të jenë në dispozicion gjatë orëve të ardhshme. Thashethemet e orëve të fundit i dhanë ‘pole position’ midis blerësve edhe Tiffany dhe kolosit Tapestry që ka në portofol markat Coach, Kate Spade dhe Stuart Weitzman. Ishte Michael Kors,grupi i luksit amerikan pronar i markës së mallrave të lëkurës me të njëjtin emër dhe Jimmy Choo, marka Londineze e blere në 2017 për një miliardë dollarë, që pati oferten me te mire. Njëri nga këshilltarët e operacionit është studio ligjore Orsingher Ortu.Vlera e markës duhet të përfshihet në një rang që varion nga 1.5 deri në 2 miliardë dollarë.
Kush kontrollon Versace-n?
Aktualisht Versace kontrollohet nga Givi, një shoqëri hollding e përbërë kështu: 50% është e Allegra Versace Beck, 20% e Donatella Versaces, e cila drejton stilin e shtëpisë së modës dhe më në fund 30% e Santo Versaces, qe kishte themeluar ndërmarrjen së bashku me vëllain e tij Gianni, i cili u vra në Miami më 15 korrik 1997.
Veritas.com.al/