“… Të gjithë zyrtarët do të deklarohen se nga e bënë gjithë atë pasuri, se nga i bënë gjithë ato shtëpi,  se nga i bënë gjithë ato gra”, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, raporton gazeta Express.

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në takim të përbashkët ministrin e Financave, ministrin e Drejtësisë dhe kryeshefin e Agjencisë Kundër Korrupsionit në Kosovë. Veseli tha se do të luftohen të gjithë ata që e përdorin pozitën publike për keqpërdorime.

“Gjithë ajo të cilën jemi duke e bërë është që shteti ligji të jetë përmbi të gjithë ne. Edhe kjo iniciativë për parandalimin e konfliktit, raporton Ekonomia Online.

Në institucionet e Kosovës jemi duke bërë maksimumin e përpjeke tona që të minimizohet keqpërdorimi i pozitës së zyrtarit publik.

Dua të përçoj mesazhin që ministria e Drejtësisë dhe ne si Qeveri do të luftojmë keqpërdorimet. Ligji është më i fortë se cilido prej nesh”.

“Ne nuk do të lejojmë të abuzojë me askënd, dhe nëse kjo ndodhë do të jenë para ligjit dhe do të shkojë deri në konfiskimin e pasurisë. Dua të ftoi të gjithë qytetarët që të besojnë në institucionet e Kosovës dhe të jenë më të zëshëm në luftimin e këtyre dukurive. Të gjithë zyrtarët do të deklarohen se nga e bënë gjithë atë pasuri se nga i bënë gjithë ato shtëpi se nga i bënë gjithë ato gra”, tha ai.

Veritas.com.al/