“Vetëm një gjë do të funksionojë” në sjelljen ndaj Koresë së Veriut pas kaq vitesh bisedime me Phenianin që nuk sollën rezultat- ka paralajmëruar Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
“Presidentë dhe administratat e tyre kanë zhvilluar bisedime me Korenë e Veriut për 25 vjet me radhë”, ka shkruar ai në Twitter’ duke shtuar se e gjitha kjo “nuk ka funksionuar”.
Zoti Trump nuk e zhvilloi më tej idenë e tij.
Të dy shtetet janë angazhuar në një retorikë të nxehtë mbi aktivitetin bërthamor të Koresë së Veriut, kur Shtetet e Bashkuara ka ushtruar presion për ndalimin e provave raketore.
Pheniani thotë se kohët e fundit ka bërë me sukses provat e bombës me hidrogjen e cila mund të lëshohet me raketa të distancave të gjata.
Veritas.com.al/