Emri i Bajram Begajt është futur zyrtarisht për votim në seancën plenare të orës 18:00 dhe gjithçka e ndan atë nga Presidenca, është besimi që do t’i japin deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, me shumicë të thjeshtë prej 71 votash.

Ishin 37 firma të depozituara në Kuvend, duke e tejkaluar me 17 emra kuotën e nevojshme për propozimin në këtë seancë.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, ishte ajo, e cila theksoi me hapjen e mbledhjes se kandidatura e tij përputhet plotësisht me çdo kriter të kërkuar nga aspekti kushtetues si edhe nuk ka asnjë procedurë ligjore që e ndalon atë të jetë kreu i shtetit.

 Një tjetër aspekt ku paraqitej pengesë për kandidimin e Begajt, ishte edhe statusi i tij aktiv ushtarak.Megjithatë, me një dekret të firmosur në Stamboll nga presidenti aktual, Ilir Meta, është pranuar lirimi i tij nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura si edhe nga statusi i tij aktiv ushtarak.

Një oponencë është shfaqur nga përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i cili shpjegoi me fjalët e tij se dokumentacioni i plotë për Begajn mungon në relacionin dhe raportin e hartuar nga mazhoranca.

Më së shumti, ajo që mungon sipas tij, është dekreti i Presidentit Meta, për shkarkimin e Begajt.

Nga ana tjetër, Bushka ka shpjeguar se është vepruar sipas rregullores. Gjithsesi, kërkesa e Bylykbashit është pranuar, për të pasur një plotësim të dokumentacionit mbi figurën e Begajt.

Bylykbashi gjithsesi nuk është tërhequr nga retorika e tij, duke shtjelluar më tej se dorëzimi i kandidaturës, ka qenë gjatë kohës kur Begaj e mbante ende rolin më të lartë ushtarak në vend.

Pavarësisht këtyre përplasjeve, Komisioni ka votuar me shumicë pro kalimit të emrit të ish-Gjeneral Majorit në seancë plenare.

Tashmë, pritet vetëm votimi për të