Frrok Çupi/

Dje, presidenti i zgjedhur Donald Trump kërkoi kthimin në shtëpi e të gjithë ambasadorëve. Me rënien e ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara, ra edhe përralla këtu.

Përralla u ndërtua para se të ndërtohej Vettingu. U ndërtua për njerëz me mendje “fëmijë” të pazhvilluar, që hanë përralla dhe kënaqen. Ja po ju tregoj një emër:  Albina Dinaj është një grua  të paktën nga emri, (sepse shume burra fshihen pas grave dhe fëmijëve kur sulmojnë në internet), që  këto ditë ka reaguar publikisht në adresën facebook të Veritas-Albania: “Të bëhet  vetringu (vini re: Vetringu) edhe për këta gazetarë”- shkruan ajo në facebook, duke iu sulur opozitarëve të qeverisë… Kontigjenti i parë për të cilët u ndërtua përralla është kontingjenti i mendjeve të pazhvilluara; kontingjenti i dytë: injorantët e kulturës ligjore dhe të kulturës në përgjithësi.

Këta do të “hanin” gjithçka, madje edhe “vettingun”- një fjalë të gjuhës angleze të fshehur mes mijëra fjalëve e mbartur nga ambasadori amerikan Lu, me porosi të George Soros në Shtetet e Bashkuara. “Fjalë sa më të ngatërruara!, pas ngatërresave mahniten të pazhvilluarit!”.  Plani  për të gërmuar në mendjet e prapambetura me qëllim që të ndërtoje tiraninë e ligjit, zuri vend më mirë se kudo këtu në Shqipëri.

Në ligjin për Vettingun do të përfshiheshin këta elementë: Dy të vërteta të mbivendosura në njëra tjetrën, Përralla, dhe një e Vërtetë tjetër pas “gjumit” të përrallës.

E vërteta e parë:   

Sistemi gjyqësor i korruptuar në vendin tonë është një ferr për të drejtën e individit. Për shkak të gjykatave e prokurorive, epoka e tanishme është epoka më konfliktuale për popullin shqiptar. Konflikti i tanishëm ia kalon edhe luftës së klasave dje. Sipas statistikave të konflikteve gjyqësore të depozituara, i bie që çdo shqiptar të mbajë të paktën tre konflikte. Çdo konflikt është një “çiflig” për secilin anëtar në sistemin gjyqësor. “Pjesa e luanit” e çdo konflikti i takon politikës; ajo e merr “gjahun” nga qendra të qytetit dhe e mbart që ta hajë në pyll, fshehur nga të gjithë… Mbi këtë të vërtetë do të ngrihej përralla e Soros me emrin “Vetting”. Këta spekulantë patologjik të stërnjohur në gjithë historinë njerëzore, përdorin të keqen e kombeve, varfërinë e popujve dhe iu afrohen si “Zot”, por për t’i shqyer. “A e keni keq Drejtësinë!?”, pyeti spekulanti i fshehur nën emrin e Departamentit të Shtetit, Soros? “Hajdeni te lali!…”- tha ai.

E vërteta e mbivendosur:

Edhe kjo e vërtetë do të ishte, por po kaq tragjike, ose më shumë. “Vettingu” do të ishte neni 55 i Kodit Penal të diktaturës komuniste. Aty do të fusnin duart të gjithë për kontroll, dhe do të dilnin të pastër vetëm partizanët e Soros-it. Njësoj siç ka ndodhur vitet e fundit në vende shumë diktatoriale si Bangladeshi, Angola, Peru, etj., ku një ekip alias “Vettingu” i vuri njerëzit në radhë dhe iu mori nga një fije floku. Analiza e fijes së flokut do të tregonte korrupsionin, kush është i korruptuar e kush jo… Edhe Vettingu- po kështu. Soros do të qëndronte në krye të “shtrungës” ku pinë ujë gjallesat dhe do të vinte gishtin: “Ky gjykatës i korruptuar, ky jo…”. Të “pa korruptuar” do të ishin ata të listës së bërë nga kryeministri i vendit, që është krijesë e Soros. Një listë me gjykatës e prokurorë të zgjedhur për të shërbyer qeverinë dhe multimiliarderin do të sillnin “drejtësi të kulluar”. Kjo do të ishte e vërteta më e hidhur e mbivendosur mbi të vërtetën e parë- po e hidhur. Veçse, në të vërtetën e dytë do të instalohej fort tirania e ligjit në dorë të qeverisë sorrosiane.  Poshtë kësaj piramide do të kultivohej droga nën kujdesin e ambasadorit; Shqipëria do të bëhej akoma më shumë problematike për Perëndimin dhe qeveria do të merrte “leje” për një “Vetting” më të fortë, pastaj për dhunë, pastaj për vjedhje… Nën piramidë nuk do të kishte më as politikë, as përfaqësues të popullit, as kontroll qytetar mbi qeverinë. Demokracia nuk do të kishte më pikë vlere.

Dhe Përralla:

Vettingu do të sjellë Drejtësi dhe Lumturi!- kjo ishte. Edhe përralla ishte zgjedhur sipas stilit tallës që manifeston kryeministri në çdo takim me njerëzit. Përralla, siç e keni konstatuar, ishte si mjegull:  Herë me pranga, herë me parime; herë me fushë me lule, herë me djersitje të qeverisë!. Militantët e verbër- gjithnjë brohoritës! Militantët e qeverisë e nuhatën se kjo bëhej për të shpëtuar “Edin nga burgu”, dhe se kundërshtarët e tij do t’i kosiste. Atëherë brohoritën më shumë. Nuk duhej më drejtësia!, boll që “lideri ynë t’i mbysë kundërshtarët”. George Soros, si një aktivist i vjetër i Nazizmit dhe i piketuar si Mason, e ka fushë të tij “përrallën” me burgje. Sidomos për të vënë në gjumë njerëzit e sërës së ulët. Njerëzit e sërës së ulët kënaqen me lajme “me burgje”.  Këtej mori frymëzim edhe parulla e kryeministrit tonë mbi “popullin dele”. Në krye dhe në fund të përrallës ishte “Drejtësi hyjnore për të gjithë!…”. Të mjerët  prisnin Godonë: “Ah, kur të na trokasë Vettingu!”… Njëra nga militantët e di Vettingun si djalin e lagjes dhe e thërret: Vetring.

E vërteta pas gjumit:

George Soros, që siç po del ka në dorë një kukull që quhet Obama dhe një “shtrigë” që quhet Hillary, u përplas me të drejtën hyjnore të vërtetë. Lideri amerikan e Evagjelistëve, Graham, ka deklaruar para dy ditësh se “Trump-n e solli Zoti!”. Kështu veproi zoti edhe me falimentimin e Soros. Një botë e re nisi për të drejtën dhe humanizmin me zgjedhjen e presidentit Trump. Ambasadori u urdhërua të ikë. Droga nuk mund të kultivohet më. Amerika nuk mund të përdoret më kundër të drejtës. Vettingut i bie përalla; dmth., bie Vettingu.

/Veritas.com.al/