Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi gjyqtarin e Tiranës, Agron Zhukri.

Agron Zhukri është gjyqtari që i dha vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës. Sipas KPK,  Zhukri ka rezultuar me probleme në kriterin e pasurisë.

“Zhukri i është nënshtruar procesit të verifikimit sa i takon pasurisë. Sipas KPK nuk i ka plotësuar kriteret. Pasi kanë rezultuar disa pasuri që nuk justifikohej burimi i të ardhurave. Vetë Zhukri në seancën e mëparshme kishte pretenduar se aktiviteti privat justifikonte pasurinë”, tha gazetari i abc news, Ermal Vija.