(FOTO: Donald Trump, President i zgjedhur i Amerikës)

Në një video të ekipit të tranzicionit, të publikuar dje, e Hëne, presidenti i zgjedhur Donald Trump freskoi edhe një herë kujtesën e popullit amerikan mbi projektin e tij “ të vemi Amerikën të Parën”, duke u nisur nga dita Një të presidencës së tij deri në ditën 100, duke përfshirë veprimet ekzekutive dhe çështjet politike; gjithashtu edhe si po progresion ekipi qeverisës.

Një pjesë e programit të paraqitur, e transkriptuar, lexohet si më poshtë:

Sot, kam dëshirë që të siguroj popullin amerikan me një freskim të planeve tona politike në tranzicionin drejt Shtëpisë së Bardhë; dhe për 100 ditët e para në Shtëpinë e Bardhë.

Ekipi ynë i tranzicionit po punon pa probleme, me eficencë dhe efektivitet të plotë. Vërtet burra dhe gra shumë të talentuar, patriotë të vërtetë, që shumë prej tyre do të jenë pjesë e qeverisë, duke na ndihmuar që Amerika të bëhet përsëri e madhe!.

Agjenda ime do të bazohet në thelb principial shumë të thjeshtë: Të vemë Amerikën të parën!

A duke prodhuar çelik, a duke ndërtuar makina, a duke kuruar sëmundje…, unë dua që prodhimi dhe novacioni i brezit të ardhshëm të ndodhë këtu, tamam këtu, në atdheun tonë të madh: Amerika!- duke krijuar pasuri dhe punë për punëtorët amerikan.

Një pjesë të këtij plani, i kam kërkuar ekipit të tranzicionit që të zhvillojë një listë me veprimet çfarë do të bëjmë që të fiksojmë ligje dhe të sjellim punë. Është vetëm çështje kohe.

VIDEO: