TIRANË- Pamje të reja kanë dalë nga atentati mafioz në Rinas. Siç shihet në video duket edhe momenti kur një person i afrohet automjetit nga ana e pasagjerit dhe qëllon me breshëri armësh.

Pamjet janë publikuar nga “shteg. org”. Nga ky atentat mbeti i vrarë Gilmando Dani, miki i Emiljano Sullazit, dhe u plagos Muçi Shaljani, agjent i AMP.

Hetimet e para për vrasjen e Gilmando Danit kanë identifikuar një person që ka pasur rolin e vëzhguesit dhe informatorit të autoreve në atentatin tek rrethrrotullimi i Rinasit.

Ai është parë në kamerat e sigurisë, duke ruajtur benzin e viktimave dhe duke bërë me pas një telefonatë, që dyshohet ka qenë për vrasësit.

Menjëherë me pas shihet makina e tyre që ndjek e godet Danin dhe shoqëruesin e tij.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *