(FOTO: Presidenti i zgjedhur,  Donald Trump)

Presidenti i zgjedhur, Donald J. Trump do të betohet për postin e lartë të Presidentit të Amerikës, afërsisht pas 60 ditësh. Republikanët kanë parashikuar një agjendë të ngarkuar, deri edhe që të “thajnë moçalin” që është Washington, D.C.

E mësuam nga zëvendës- presidenti i zgjedhur Mike Pence, se ditën e tij të parë në zyrë, Trump ka në plan që të fillojë procesin e shfuqizimit të programit të ObamaCare.

Gjatë një paraqitjeje në “Fox News Sunday” Pence theksoi se “Vendimet janë marrë nga presidenti i zgjedhur se ai do që të fokusohet fillimisht në shfuqizimin e programit Obamacare. Dhe fillimin e një procesi të shfuqizimit të këtij programi me një lloj zgjidhjeje të tregtisë së lirë, me të cilën ai zhvilloi fushatën”. (Ndiqni videon më poshtë)

Liberalët e Obama dhe Clinton që e dashurojnë programin e dështuar Obamacare, do të dëshpërohen me fjalën “shfuqizim”. Të majtët kishin shpresuar se Trump mund të bënte vetëm disa ndryshime në programin ObamaCare, por zëvendës- presidenti i zgjedhur dha sinjalin se komplet ligji do të shfuqizohet dhe do të zëvendësohet me një ligj tjetër më të mirë që fokusohet në kujdesin shëndetësor.

/ Veritas.com.al/

https://youtu.be/QgylgQzHT5I