https://youtu.be/6feuO7O7cSc
Në një intervistë mbi Korenë e Veriut, me të ftuarin Robert Kelly, profesor i Shkencave Politike në Pusan National University ka ndodhur një gjë e pandodhshme. Intervista u ndërpre në kohën kur fëmijët e të ftuarit Kelly papritur hynë në dhomën ky po intervistohej direkt për BBC. Njëri nga fëmijët nisi të kërcejë.
Fënijët i erdhën afër, në kamera, por i ftuari Kelly u përpoq t’i mbante larg kamerës.
Fëmija më i vogël, bebe, po shtynte një karrocë dhe erdhi shumë afër të atit.
Atëherë një grua vrapoi, mori fëmijët, u ul thuajse në dysheme që të mos e kapte kamera, por pa sukses.
Fëmijët nisën të qajnë pse gruaja i nxori nga dhoma ku ndodhej i ati duke dhënë intervistën.
Është një pamje e pazakontë, dhe e këndshme.