Jean Claud Juncker, Presidenti i Komisionit Europian, vijon të çudisë njerëzimin me sjelljen e tij; ai shfaqet i dehur në takime apo pritje të ndryshme.
Së fundmi në rrjet po qarkullon një tjetër video e Presidentit të Komisionit Europian, i cili zbret nga makina dhe duket se është në gjendje të dehur. Vizita duket se është bërë në Letoni kohët e fundit.
Pasi puth dikë në ballë si pianecët e zakonshëm, gjuan me shpullë dikë tjetër. I merren këmbët sa mezi qëndron.
Kjo nuk është hera e parë që Presidenti i Komisionit Europian shfaqet i dehur në publik. Në maj të 2015-ës Jean-Claude Juncker ka qenë i dehur gjatë një takimi të zhvilluar me liderët e Bashkimit Evropian.
Kreu i KE, përdori tone fyese për liderët europian, gjatë një deklarate të përbashkët për mediat, në samitin e organizuar në Letoni. Momenti më i pazakontë në publik ishte ai kur Juncker i dehur, qëlloi me shuplakë disa prej liderëve europiane, ndërsa e cilësoi si diktator Kryeministrin hungarez.
Gjatë bisedimeve kritike të OKB-së në Dhjetor 2017 mbi Qipron, Juncker dukej se ishte totalisht tapë dhe shfaqet duke qeshur kot më kot dhe i ka gjuajtur edhe Kryeministrit grek, Alexis Tsipras.
Një burim u shpreh për gazetën londineze “The Sun” se Jucker kishte filluar të sillej çuditshëm gjatë samitit dhe se të gjithë përfaqësuesit e BE-së u turpëruam”.
Veritas.com.al/