VLORË- Sot media pranë opozitës ose edhe ajo e pavemendhsme, ka transmetuar një gjysmë- video, ose video të prerë sipas qejfit ku dukej ‘ një polic që keqtrajtonte’ një grua buzë detit. Videon e cunguar qëllimisht e kishin dpostuar eksponentë të opozitës. Në vend qe te tregonbin te verteten dhe te falenderonin policinë, eksponente te opozites e paraqiten policin si kriminel.
Por e verteta ishte krejt ndryshe. Nje grua po mbytej, dhe polici hyn ne det, e shpeton gruan dhe perkujdeset ne breg te detit.
Jemi mësuar që policia të te vihen nen kamxhikun e shkelesve te ligjit dhe te opozites qe kercenojn e shtetin. P or ata janë heronjtë e përditshëm në punën që bëjnë. Këtë e ka vërtetuar më së miri një efektiv i patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë i cili ka shpëtuar një grua e cili kishte tentuar të vetëmbytej në det.
Menjëherë, njëri nga punonjësit e Policisë, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, është futur në ujë dhe ka bërë të mundur nxjerrjen e 40-vjeçares në anë të detit dhe ka njoftuar autoambulancën për ta shoqëruar për në spital.
Në momentin që punonjësi i Policisë e ka nxjerrë nga uji, zonja ka tentuar sërish të futet në ujë dhe punonjësi i Policisë është munduar që ta ndalojë, por zonjës i ka rënë të fikët. Punonjësit e Policisë e kanë dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës dhe pas ndihmës së parë mjekësore, 40-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Video eshte transmetuar ne disa media e cunguar qellimisht.
Por ja cila eshte e verteta.