Efektivët e OFL kanë sekuestruar ditën e sotme pasuritë e gjashtë personave të botës së krimit në Shkodër, të cilët janë përfshirë në pengmarrjen dhe vrasjen makabre të 49-vjeçarit Jan Prenga.
Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e operacionit “Anti-KÇK”, ku shihen efektivët të mbërthyer me armë të rënda dhe maska të zeza, teksa zbarkojnë te vilat dhe banesat e kokave të krimit.
Njoftimi i plotë:
Një vazhdim të aksionit të nisur ditën e djeshme nga Operacioni Forca e Ligjit, lidhur me ngjarjen e datës 17.01.2020, sot, më datë 04.02.2020, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka nxjerrë urdhrat e sekuestrimit për subjektet e mëposhtme:
- Shtetasit A. M., me banim në lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:
- Një banesë njëkatëshe, e ndodhur në lagjen Skënderbeg, Shkodër.
- Shtetasit M. D., me banim në Nicaj, Shkodër, i është sekuestruar:
- Një banesë dykatëshe + një kat njësi shërbimi, e ndodhur në lagjen Fermentim, Shkodër;
- Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 1541 m2 ;
- Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 350 m2.
- Shtetasit A. D., me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:
- Një banesë dykatëshe, e ndodhur në lagjen Bleran, Njësia administrative Rrethina, Shkodër;
- 3 automjete
- 1 motor.
- Shtetasit G. F. me banim, lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:
- Një banesë vilë katërkatëshe, me pishinë;
- Një automjet;
- Shtetasit A. D. me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:
- Një banesë trekatëshe, e ndodhur në Hot i Ri, Shkodër.
- Shtetasit M. B., me banim në Grudë e Re, Shkodër, i është sekuestruar:
- Një banesë dykatëshe + një kat papafingo, e ndodhur në Grudë e Re;
- Një automjet;
Operacioni vijon.